Riktheni, Mbroni dhe Përkryeni Buzëqeshjen Tuaj 

Një kurorë dentare është një kapak që mbulon plotësisht një dhëmb të dëmtuar ose të dobësuar, duke rikthyer formën, madhësinë, estetikën dhe funksionin e tij. 
 
Kurorat janë ideale për:
  • Forcimin e dhëmbëve me mbushje të mëdha 
  • Mbrojtjen e dhëmbëve të dobët ose të thyer
  • Mbulimin e dhëmbëve të dekoloruar ose të deformuar 
  • Restaurimin e një implanti dentar 
  • Transformimin total të buzëqeshjes
Çdo kurorë është punuar me kujdes për të përshtatur me dhëmbët tuaj natyralë, duke ju dhënë një buzëqeshje të përsosur dhe të qëndrueshme. 

Procedura Jonë:

Hapat për Kurorën Tuaj të Përkryer 

Konsultimi & Vlerësimi
Gjatë vizitës së parë, ekipi ynë dentar vlerëson shëndetin tuaj oral dhe diskuton qëllimet tuaja. Radiografitë ose skanimet dixhitale na ndihmojnë të kuptojmë strukturën e dhëmbëve tuaj dhe indin përreth, duke siguruar një përshtatje të saktë dhe të rehatshme. 

Përgatitja e Dhëmbit
Në hapin tjetër, përgatisim me kujdes dhëmbin për të bërë vend për kurorën. Ky hap përfshin riformësimin e dhëmbit, duke siguruar që kurora të përshtatet në mënyrë perfekte. Anestezia lokale përdoret për të garantuar komoditetin tuaj.

Marrja e masës 
Mirret masa e dhëmbëve tuaj, i cili shërben si model për përpunimin e kurorës suaj. Në këtë seancë ju keni mundësinë të zgjidhni materialin për kurorën tuaj si Zirkon, Full-Zirkon, Zirkon Multi-Layer dhe E-Max Prime.

Kurora e Përkohshme (Nëse është e Nevojshme) 
Nëse kurora juaj kërkon kohë shtesë për përpunim, vendosim një kurorë të përkohshme për të mbrojtur dhëmbin tuaj dhe për të ruajtur pamjen deri sa kurora e përhershme të jetë gati.

Vendosja Përfundimtare & Cementimi
Kur kurora juaj e personalizuar është gati, e vendosim dhe rregullojmë me kujdes për të siguruar një përshtatje perfekte. Kurora do të lidhet në mënyrë të përhershme me dhëmbin tuaj, duke u bërë një pjesë e pandashme e buzëqeshjes tuaj.