Riktheni, Mbroni dhe Përkryeni Buzëqeshjen Tuaj
- Forcimin e dhëmbëve me mbushje të mëdha
- Mbrojtjen e dhëmbëve të dobët ose të thyer
- Mbulimin e dhëmbëve të dekoloruar ose të deformuar
- Restaurimin e një implanti dentar
- Transformimin total të buzëqeshjes
Procedura Jonë:
Hapat për Kurorën Tuaj të Përkryer
Konsultimi & Vlerësimi
Gjatë vizitës së parë, ekipi ynë dentar vlerëson shëndetin tuaj oral dhe diskuton qëllimet tuaja. Radiografitë ose skanimet dixhitale na ndihmojnë të kuptojmë strukturën e dhëmbëve tuaj dhe indin përreth, duke siguruar një përshtatje të saktë dhe të rehatshme.
Përgatitja e Dhëmbit
Në hapin tjetër, përgatisim me kujdes dhëmbin për të bërë vend për kurorën. Ky hap përfshin riformësimin e dhëmbit, duke siguruar që kurora të përshtatet në mënyrë perfekte. Anestezia lokale përdoret për të garantuar komoditetin tuaj.
Marrja e masës
Mirret masa e dhëmbëve tuaj, i cili shërben si model për përpunimin e kurorës suaj. Në këtë seancë ju keni mundësinë të zgjidhni materialin për kurorën tuaj si Zirkon, Full-Zirkon, Zirkon Multi-Layer dhe E-Max Prime.
Kurora e Përkohshme (Nëse është e Nevojshme)
Nëse kurora juaj kërkon kohë shtesë për përpunim, vendosim një kurorë të përkohshme për të mbrojtur dhëmbin tuaj dhe për të ruajtur pamjen deri sa kurora e përhershme të jetë gati.
Vendosja Përfundimtare & Cementimi
Kur kurora juaj e personalizuar është gati, e vendosim dhe rregullojmë me kujdes për të siguruar një përshtatje perfekte. Kurora do të lidhet në mënyrë të përhershme me dhëmbin tuaj, duke u bërë një pjesë e pandashme e buzëqeshjes tuaj.