Forma Facial Care 

Ne ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh estetike, duke përfshirë:

  • Filler
    (mbushja e buzëve, mbushje e vijave nazolabiale, mbushj e vijave periorale)
  • Botox 
  • Mezoterapi e fytyrës
  • Skin boosters
  • Lemon Bottle

Botox 

(largimi i rrudhave, gummy smile)

Botox është një trajtim estetik jo-kirurgjikal që përdoret për të reduktuar rrudhat dhe vijat e shprehjes në fytyrë, duke rikthyer një pamje më të butë dhe rinore.

Botox përmban toksinën botulinike, e cila përkohësisht bllokon sinjalet nervore në muskujt e trajtuar, duke i relaksuar ata dhe parandaluar tkurrjen e tepërt që shkakton formimin e rrudhave.

Si funksionon Botox?

Kur Botox injektohet në muskujt specifikë të fytyrës, si ata në ballë, midis vetullave apo rreth syve, ai relakson muskujt dhe zbut rrudhat që shkaktohen nga lëvizjet e përsëritura të fytyrës. Kjo ndihmon në zbutjen e rrudhave ekzistuese dhe parandalon formimin e të rejave.

Botox është një trajtim i sigurt dhe efektiv kur kryhet nga profesionistë të kualifikuar, dhe është i përshtatshëm për ata që kërkojnë një zgjidhje jo-kirurgjikale për rrudhat dhe linjat e shprehjes. Në klinikën tonë Forma Facial Care, ne ofrojmë trajtime Botox të personalizuara për t’ju ndihmuar të arrini një pamje të freskët dhe rinore, duke mbajtur gjithmonë natyralitetin e shprehjeve tuaja të fytyrës.

Çfarë është Gummy Smile?

Gummy smile ndodh kur buzëqeshja ekspozon më shumë gingivën (mishin e dhëmbëve) sesa zakonisht. Kjo mund të ndodhë për shkak të:

  • Aktivitetit të lartë të muskujve që ngritin buzët.
  • Pozicionit të dhëmbëve ose gingivave.

Si korrigjohet Gummy Smile me Botox?

Botox vepron duke relaksuar muskujt që ngritin buzët tepër lart gjatë buzëqeshjes. Kjo krijon një pamje më të ekuilibruar, elegante dhe natyrale.

Pse të zgjidhni Botox për Gummy Smile?

  • Jo-invaziv: Nuk kërkon kirurgji ose kohë rikuperimi.
  • Rezultate të shpejta: Shihni ndryshimet brenda 3-7 ditësh.
  • Zgjatje e përkohshme: Efektet zgjasin 3 deri në 6 muaj, duke ju dhënë fleksibilitet për të rregulluar trajtimin.
  • Përshtatur për ju: Ne vlerësojmë çdo rast individualisht për të siguruar rezultate optimale.

Procesi i trajtimit:

  1. Konsultimi për të vlerësuar formën dhe intensitetin e gummy smile.
  2. Injektim i shpejtë dhe i sigurt në muskujt përgjegjës.
  3. Buzëqeshje më harmonike dhe natyrale në pak kohë.

Na kontaktoni sot për një konsultë dhe filloni rrugëtimin drejt buzëqeshjes perfekte!

Forma Facial Care

Vendosim estetikën dhe vetëbesimin tuaj në qendër të vëmendjes.

Pyetjet e shpeshta

FAQs

  • Rrudhat e ballit
  • Vijat midis vetullave
  • Rrudhat rreth syve

Konsulta fillestare: Një specialist i mjekësisë estetike do të shqyrtojë gjendjen tuaj të lëkurës dhe do të përcaktojë zonat që duhen trajtuar. Do të diskutohet gjithashtu sasia e Botox-it që do të injektohet për të arritur rezultatet e dëshiruara.

Injektimi: Botox injektohet me gjilpëra shumë të holla në muskujt e fytyrës që kërkojnë trajtim. Procedura zgjat zakonisht vetëm 10-15 minuta.

Seanca e kontrolles: Pas dy jave, pacienti rikthehet në klinikë për një korrigjim (touch-up) nëse kjo është e nevojshme.

Pa dhimbje: Shumica e pacientëve përjetojnë vetëm një pickim të lehtë gjatë injektimit. Nëse është e nevojshme, mund të aplikohet krem anestetik për të minimizuar ndjesinë e pickimit.

Ja disa këshilla që mund të ndihmojnë në maksimizimin e rezultateve dhe minimizimin e komplikimeve:

  • Shmang prekjen ose fërkimin e zonës së trajtuar për të paktën 24 orë. Kjo ndihmon në parandalimin e përhapjes së botoksit në zona të tjera.
  • Shmang aktivitetin fizik të rëndë për 24-48 orë. Ushtrimet intensive mund të shkaktojnë përhapje të botoksit në zona të padëshiruara.
  • Mbaj kokën drejt për të paktën 4 orë pas trajtimit. Mos u shtri për të paktën 4 orë pas trajtimit, për të shmangur migrimin e botoksit.
  • Shmang konsumimin e alkoolit dhe anti-inflamatorëve si ibuprofeni për të paktën 24 orë, pasi ato mund të rrisin rrezikun e mavijosjes.
  • Mos përdor sauna ose banja me avull për 24-48 orë, sepse nxehtësia mund të ndikojë në rezultatet e botoksit.
  • Mos bëni trajtime të tjera në fytyrë për të paktën dy javë pas aplikimit të botoksit.
  • Rezultatet fillestare janë të dukshme pas 3-5 ditësh.
  • Rezultatet e plota janë të dukshme pas 7-14 ditësh, kur muskujt janë relaksuar plotësisht dhe rrudhat janë zbutur.

Efektet e Botox-it zgjasin zakonisht 3 deri në 6 muaj, në varësi të tipit të lëkurës dhe mënyrës së jetesës së individit. Pas kësaj periudhe, muskujt fillojnë të rimarrin aktivitetin e tyre normal dhe rrudhat mund të rishfaqen. Megjithatë, përdorimi i rregullt i Botox-it mund të zgjasë efektet me kalimin e kohës, duke parandaluar formimin e rrudhave të reja.

  • Trajtimi është jo-invaziv dhe nuk kërkon kohë rikuperimi.
  • Lëkura duket më e freskët dhe rinore, pa humbur shprehjet e natyrshme të fytyrës.
  • Përveç zbutjes së rrudhave ekzistuese, Botox ndihmon edhe në parandalimin e formimit të rrudhave të reja.

Efektet anësore janë të rralla dhe zakonisht të lehta, duke përfshirë:

  • Skuqje ose ënjtje të lehtë në vendin e injektimit
  • Mavijosje të vogla që kalojnë brenda disa ditësh
  • Ndjesi e përkohshme e ngurtësimit të muskujve të trajtuar.